“Këmbëngulës” përkthyer nga Irma Kurti



Dëshirës,
hijes së mprehtë
të dëshirës,
unë i dorëzohem.

Degës së koraleve,
plazhit me rërë,
varkës sime të artë,
unë i dorëzohem.

Gurit me vesë larë,
dashurisë,
kamës sime,
unë i dorëzohem.

Hënës së djegur
të përçudnuar, të shkelur,
—mermë ti, merrmë—
unë i dorëzohem.



Eugenio De Andrade, Portugali (1923 –2005)

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

(Skulpturë nga Marie-Paule Deville Chabrolle, Francë)

About Post Author