—————-
Kemi lexuar dhe s’tërlexuar vargje dhe poezi
i kemi shkruar vetë,jetës,flamurit dhe vatanit
por vetëm për një poezi,sot pata një ndjenjësi
dhe kjo është -Koha e maskarenjve-e Ali Asllanit.
Nuk e di pse vargjet e tij,më kapën,më mbërthyen
dhe i lexoja e i rilexoja,unë sot këtë mëngjez
nuk e di pse në çast,këto vargje më rrëmbyen
një zjarr,një urrejtje,një mllef në shpirt mu ndez.??
Vargjet e tij revoltuese,në mëndje më kumbojnë
dhe sot në këtë kohë,ato janë shumë aktuale
ndoshta shumë njerëz,këto mund ti poshtërojnë
ky është raliteti i këtij vëndi,i këtij populli me halle.
Dhe në fund disa disa nga vargjet e tij po shkruaj
–hani,pini,rrëmbeni,mbushni xhepa,mbushni arka-
–të pa brekë ju gjeti dreka,milionerë ju gjeti darka-
dhe këto vargje tingëllojnë keq,ashtu ashiqare
poeti thotë-Është koha e maskarenjve,atdheu i Shqiptarve-.
VILSON MERSINLLARI.