Kemi lexuar …Vilson Mersinllari


——————————–

Kemi lexuar dhe stër’lexuar vargje dhe poezi

i kemi shkruar vetë,jetës,flamurit dhe vatanit

por vetëm për një poezi,sot pata një ndjenjësi

dhe kjo është-Koha e Maskarenjve-e Ali Asllanit.

Nuk e di pse,vargjet e tij më kapën,më mbërthyen

dhe i lexoja dhe stër’lexoja,unë sot këtë mëngjez

nuk e di pse në çast,këto vargje mua më rrëmbyen

një zjarr,një urrejtje,një mllef,në shpirt mu ndez.?

Vargjet e tij revoltuese,në mëndjen time kumbojnë

dhe sot në këtë kohë,ato janë të vërteta,aktuale

ndoshta dhe shumë njërëz,këto mund ti poshtërojnë

ky është raliteti i këtij populli,i këtij vendi me halle.

Dhe në fund disa nga vargjet e tij,unë po shkruaj

-hani,pini,rrëmbeni,mbushni xhepa,mbushni arka-

-të pa brekë ju gjeti dreka,milioner u gjeti darka-

dhe këto fjalë tingëllojnë keq,ashtu ashiqare

poeti thotë–Koha është e maskarenjve,atdheu i Shqiptarëve.