Kënaqem unë gëzohen ata-Nexhat Nallbati


KËNAQEM UNË GËZOHEN ATA

Kam rënë në”dashuri”,me disa harabela,

“Çukasin” me sqep,tek xhami përhera,

Erdhëm më thonë,këtu na ke ,

Dil përjashta dhe na ushqe.

S’kanë faj ata,unë vet i kam”llastuar”,

Me thërrime buke,i kam mësuar,

Të vjetër e kam,me t’a shoqërinë,

Pa njëri tjetrin,dot nuk rrijmë.

Tek një pemë para shtëpisë,çdo ditë qëndrojnë,

Unë dal jashtë,ata më”sulmojnë”,

Kënaqem unë,gëzohen dhe ata,

Të dy palët,largohemi kur thërrime më s’ka .

Me cicërimat e tyre,kënaqsi ndjej shumë,

Mendueshëm them,këtë liri t’a kisha dhe unë !

Ky ritual çdo ditë mes nesh vazhdon,

“Shoqërinë”tonë, askush se pengon.