Kënaqësia e detit


Kënaqësia e detit

Afër detit afër mbretit

Afër detit afër ëndrrës

Pranë livadhit afër detit

Pranë fjalës pranë këngës.

Gjithë një çdër na bashkon.

Dhe kur flasim dhe kur qeshim

Dhe kur hijes kuvendojmë

Dhe kur në dallgë krahët hedhim..

Në mes detit ndihesh mirë

Ai ka një gjuhë të veçantë

Një nga një dallgët vijnë

Herë me shpejt e herë ngadalë

Herë vijnë si psherëtimë

Sikur lundrojnë njëmijë anije

Të duket se te ty vjen një njeri

Me të thur mijëra mendime.

Sikur flet me perëndinë.

Sikur kap majat e qiejve

Det, unë jam atje ku je ti

të bëjmë bashkë shoqëri.

Gina Kapaj

Athinë 30/8/2022

About Post Author