Këndi i mistereve:Mimoza Ajdhoni


Këndi i mistereve:Mimoza Ajdhoni

Këndi i mistereve

Unë shkoja shpesh në një vend të magjishëm,

aty zhytesha për të zbuluar mistere,

në këndin tim të dashur pranë dritares,

shkruaja dhe lexoja herë pas here.

Hyja në një botë tjetër më të madhe,

mes saj dhe botës time luhej loja.

E vogël, e pamjaftueshme më dukej jeta,

mes librave kërkoja ta shumefishoja.

Në atë botë të panjohur qaja, qeshja,

si mes njerëzve të gjallë dialogoja.

Grindesha kur idetë nuk përputheshin,

personazhet shumë herë dashuroja.

Pa kuptuar dilja nga jeta ime,

kështu jetën e botës jetoja.

Përfytyrimi më çonte në vise të pashkelura,

aty ku vetëm me imagjinatë mund të shkoja.

Sikur mijëra vite në atë kënd jetoja.

Isha aty kur Dante shkruante Komedinë Hyjnore,

kur Van Gogh një fushë gruri me korba pikturonte.

Isha aty kur princesha Argjiro flijohej.