Këndo ëmbël nën këmbët e mia-Sherife Allko


KËNDO ËMBËL NËN KËMBËT E MIA

Në botën e yjeve këpute një degëz meteor.

E përkëdhele ëmbël mes dhembjesh. Me fjalët e tua të sigurta besimi dhe shpresa ekzistojnë.

Endesh pa frikë nga malli nëpër Rrugën e Qumështit mes shirash kometash e meteorësh, të shuash etjen, mallin tim.

Eja, nxito! Fshije frikën time! Më mbaj fort!

Këndo ëmbël nën këmbët e mia melodinë qetësuese, të mbledhë gjakun që endet skutave të ajrit nëpër qiell!

Universi është mbushur me përralla që blihen, me vështrimjoshje, me vetëflijime në grackën e dashurisë.

Bota është një skenë e stërmadhe, aktorët jemi ne donzhuanët e kohës moderne.

Mos e mashtro botën e yjeve, se padashur bie në grackën e tyre përvëluese!

Mblidh në heshtje fjalët si një lot ëndërrimtar!