Këndojnë trojet shqipëtare ……
Në kalanë e historise
Në Argjiron kapedane
Bilbilat e Shqipërisë
Seç këndojnë dhe hedhin valle.
Janë mbledhur vajza e djem
Në atë kalanë e këngës
Po këndojnë , si kanë aden
Po këndojnë këngët e nënës.
Këndoojnë trojet shqipëtare
Kostumet bukur qendisur
Këndojnë kënge lapidare
Se , me kënge jemi rritur.
Në kalanë ngritur me gur
Kënga shqipe , po gjëmon
Dhe shqiponja në flamur
Me valltarët , po vallzon.
Këngët labe , tufa – tufa
Ì tundin themelet malit
Çoftelia dhe lahuta
Janë lezet i festivalit.
