Kënga e bylbylit-Arze Hasanaj


Sot mëngjesit me nxitim,

dola jashtë edhe vështrova.

Një bylbyl përmbi një degë,

po këndonte i lumtë goja.

Desha këngë t’ja dëgjoj,

atë zë të ëmbël shumë.

Bashkë me këngë e bylbylit,

desha të këndoj dhe unë.

Ti këndojmë të dy pranverës,

që na erdhi lule plot .

Ti këndojmë malit e fushes,

gjelberim mbuluar sot.

E provova disa herë,

por ja zeri nuk më shkonte.

Përseri e lash bylbylin,

këngën vet ta ligjeronte .

Kur e dëgjova bylbylin,

me gëzim u mbush kjo zemër .

Pa këngën e tij të dashur,

as pranvera sdo kishte emër

Këngën s’desha që t’ja prish,

se kjo ditë ishte e madhe.

Bashkë me këngë e bylbylit,

dallëndyshet hidhnin valle.

Veç ashtu mbeta mahnitur,

zogjtë vërshtroja në çdo anë,

Mir se erdhe moj pranver,

të gëzuar duke thënë.