KËNGA E DHIMBJES


Seti Pezaku Vladi

Ecnim qiellit të dashurisë
duke lënë gjurmë hënëzash netëve me yje
nëpër vjeshtat flakëndezura,
në ritmet e muzikës cigane
fushave në këmbët e lumenjve,
në erotikën e valëve flokëderdhura brigjeve.
Ishte dashuri pikë vese
mbi petalen e zambakut të bardhë.
Krahët mbërthenin njëri-tjetrin
si ngrohtësia e diellit mbi lulet e tokës.

Një gur themeli i rënë,
muranën ngriti.
Fjala lamtumirë
në mjegullën e tymit përpëlitej,
veli i bardhë i ëndrrës së vrarë
mbeti mbi urën e thyer.

Ai gur
mbolli në fushën lulëkuqe
brengën e pashkulur.

Me një qiell shi ngarkuar,
dy siluetat me kahe të kundërta
hapën dyert e muzgut
me refrenin e këngës sonë të dhimbjes
buzëve dridhur.

@seti pezaku vladi

About Post Author