“Kënga e egër”-Eqerem Canaj


Poezi

1

U perplas dera, rrepte hyri furtuna,

mengjezi, nervozuar, doli vrull,

s’ia mbanin frerin njeri – tjetrit,

kali i eres kafshon pyllin me dhembe:

dora e ajret qeth sendet e apartamentit,

kurse rruga pertypte gjethet e rrepeve,

vorbulla keq nduk kontinieret,

koshin e letrave, plot fjale, rremben era.

2

Pas deres se perplasur, u thye nje llampe,

pastaj i erdhi radha deres se ballkonit,

e, ne turrin e perseritur, vazot e luleve,

nje prej te cilave theu xhamat e “benzit” :

dikush lajthitte per ngutin e sqotes,

u prish dynjaja… bota do permbyset,

po katavasia s’ zgjati me se dy ore,

zemermtaret e sherrit nisen te qeshnin…

3

Gjithckaja s’qe asgje pohojne qytetaret,

qe, naten, terbuar qene me kenget e mjerimit,

kohes kur bulevardi qendror, sheshet,

bardhe e zi, fare nuk donin t’ia dinin,

ne se qe uleri nate era apo kuja e ujqve:

me bishtat e cadrave, thyer, ne duar,

percillnin e pritnin, brohori, ngjyrat e vitit,

thjesht qe kenga e eger muajit gri.