Kënga e jetës-Brixhilda Dede


Brixhilda Dede

KËNGA E JETËS

Qiellin e mas me hapa, kur bën paqe me dritën e shpirtit.

Më pas e rrufis me një frymë.

Ka ditë që cicërimat e zogjve nënë pisha i dua,

Shmangur zhurma të thyera në mes, fallsifitete ditësh.

Nganjëherë, ti më vjen si Zot në heshtje,

Ashtu më largohesh përsëri.

Heshtjen tënde e dua, lexuar të qiellit sy.

Nuk të dua rob të vetes,

Të kam dhënë një liri.

Zinxhirët gjakosin duar, ngushtojnë arterie, sjellin vetmi.

Nga pika gjaku, mund të lindin lulëkuqe maji.

Mund të zhduken, me fllad ere apo veri!

Ka ditë, që afrohesh në formë trëndafil.

Hyrë buzëqeshjes së plotë tre minutshe.

Hyrë, retinës së syve e ç’ do pori.

Ka ditë që dua të të largoj prej vetes,

Ashtu siç largoj një xhelozi.

Ti kurrë nuk je mërrzitur, kurrë.

Ditur, se do të rikthehem përsëri.

Tek ajo zemër ku zhardhoku i rrënjës ka ARN të tipografuar.

Gjethet e sapo hapura të mendimeve të mija,

nën frekuencë ajri, harmonizojnë nota pritjeje.

Nëse ti je nota e pentagramit,

Unë jam tingulli.

Të dy bashkë në sinkronizim,

Kënga e jetës.

Brixhilda Dede @