KËNGA E MËRGIMTARIT
Drejt teje jam nisur sot,
i mërzitur me shumë pyetje
drejtuar hapsirës sa me shumë mallë
e kam pritur ditën kur i lumtur do shëtis natyrës.
Erdha atdhe i dashur dhe i bukur me shpresë
se do të gjej më mirë shumë dëshira
në vete kam strukur që do t’i shpreh në Kosovën e lirë.
Nga larg nisem me plagë n’zemër
për vitet e shkuar në tokë të huaj
por thellësisht ruajtja një emër
dhe ende edhe sot me lot e ruaj.
Kosovë me shekuj u dogje,
u thave nga pushtues të ndryshëm mizorë por,
këtë mërgim kurrë se zbrapse
edhe sot rinia bredhë nëpër Evropë.
Sa e sa këngë i këndohen mërgimit
sa e sa lot derdhën prej mallëngjimit
e ti Kosovë emër i shkruar me gjak
shumë të shkretuan,të dogjën flakë
Zymer H.Haliti
