Kënga e poetit!Miranda Troci Derti


Poetēt janë kēngëtarë edhe pse s.kēndojnē..

Zëri dhe vargu i tyre në galaksikë ushtojnē..

Ata qëndisin universin me muzèn e artë..

Poeti mjel hēnën dhe e shkrin nē varg..

Poeti qan dhe këndon nē vargje bashkë me kurbetqarin..

Lotēt e jetimit i qëndis në muzë e frymēzim..

Të përditshmen godet si gurët e strallit..

Gjuhēn e mban gjallë në libra e çdo vargēzim…

Në pyet ç.pasuri ka një shkronjëtar poet..

Një mal me ar vlera të mbushura në shpirt..

Në pyet pas zoti kush është krijuesi i dytë në jetë..

Pa hezitim përgjigjuni është një poet..

E kënga e poetit është zëri i shpirtit të tij krijues..

Jehon nē çdo skenë e oshëtin me zè të lartē..

Mallku ai kush i hyn në hak si jep vendin qè ka merituar..

Pazareve të krushqve kurrē vargu dhe frymēzimi mos raftē..

Çdo këngë e tingull e melodi është kënga e poetit..

Aty gjen veten çdo artist dhe çdo meritë që ai merr..

Krijuesi lodh shpirtin e shtrydh ndjenjat nga e brendshmja që jep.

Eh shfryn kur i humb vlera n.tē ligtën që shkel e vret..

Kënga e poetit në orēt e vona që rri zgjuar..

Fjalës sè artë i jep shpirt mjeshtērisht gatuar..

E kur vdes një poet ai rron në fjalën e artë dhe nē vepra..

Edhe pas vdekjes quhet hero i heshtur në shkresa e nē letra !!