Kënga e Qirjako Kapasit “Hajdut kaçak” nga Qeparoi !


Janko Pali

Kenga nr:38

Nga Hulumutimet,koleksionet,mbledhjet e këngëve Epike Lirike te Janko Palit .Fletorja 74.

Kënga e Qirjako Kapasit “Hajdut kaçak” Nga Qeparoi !

Nga Qeparoi një djalë

(O hajdut Qirjakua përsëritet mbas cdo vargu )

Që fëmijë mori malë

Kur ra në Janinë hapsanë

Veziri ç’e thiri pranë

O Qirjako djal’o djalë

Ç’do nga unë të dalësh koshadhë

Zgjodhi gjashtë palikarë

Pra u ngrit e mori malë

E vate në shpellë pranë

I shtrëngoi sa u falë

Merri, Vezir këta janë

I lidhi mbrapa mbë kalë

Ja shpu Valiut ti falë

Ç’do nga unë tani o djalë

Dua të mar prapë malë

Se Kanin e kam inanë

Hajde nga Un’ je i falë

Ç’u ngre vajti Drashovicë

Atje kalli shumë frikë

Seç pyeti pleqësitë

Ku ka Jakupi ka shtëpitë

T’u ngjat o jakup Mehmeti

Ç’I zuri grate nga supi

Meçër në çitjane u futi…

Ruhet burimi nga u muar , pa shkelur privacinë e mbledhësit, hulumutuesit Janko PALI.

(Kopjoi nga orgjinali unë I biri P.J.P)

About Post Author