Kënga e shpresës-Nexhat Nallbati


Me këngën e shpresës në agim,

Me këngën e shpresës në darkë,

Me këtë këngë në rrugën pa mbarim,

Me këngën e shpresës, njeriu hiqet zvarrë.

Njeriu lind, jeton,mendon dhe punon,

Më të mirën për veten gjithmonë kërkon,

Në pritje është se shpresa do të vijë një ditë,

Mërzitet kur ardhja e saj bëhet e vështirë.

Është trembur shpresa, gjumi e ka zënë,

Paçka se për të çdo ditë flasin të tërë,

Shpresa nuk rritet nga fjala dhe premtimi,

Por nga puna reale për arritjen e një qëllimi.

Është marrëzi të jesh besimplotë,

T’a jetosh jetën me këmbë në tokë,

Kur mes gjarpërinjsh jeton i rrethuar,

Ku sharjet, dhe urrejtja s’kanë të mbaruar.

Dëshira, mundësia dhe shpresa,

Jan motivet kryesore që ka jeta,

Nuk humbet kurrë tek njeriu shpresa,

Pa forcën e saj, ai nuk ecën përpara.