Kënga e të uriturve-Valbona Kolaveri


Buzët e mbrëmjes ,
Janë rrudhur mes ngricash,
E bashkë me to,
Dhe fati i të pafatëve,
Ku tehu i mprehtë
I pangopjes,
Po zbraz pa reshtur barqe

Kenga e të uriturve,
Akoma po këndohet,
Nën harqet e simfonive
Triumfatore të humbjeve,
Dinjiteteve

Kohë pas kohe,
Kjo këngë nuk do të harrohet,
Me gjasë,
Kjo do të zgjasë,
Der në përjetësinë e infiniteve,
Të zhvatësve modernë
Që nuk kanë kurrë të ngopur.