KËNGA LABE KËNGA IME
Kënga Labe kënga ime,
vjen sì flladi e pushton malin,
kënga e ninulles së bjepit,
Herë me bejte herë me derte,
vetëm ti më bën për vehte,
kënga që më shëron xhanin,
nëpër dasma e davete,
Ke lindur në këto anë,
të përcollën gojë më gojë,
brezë pas brezi në ditar,
për ty këngë si duroj.
Nga ty shpirti nuk më ndahet,
më je futur dhe në gjak,
djalerinë në këngë e treta,
me këngë da ngrys edhe plak.
