Kënga na ka lidhur bashkë-Klodian Rama-Nga Godo Mehmetaj


Kam një mik nga Kalivaci
që këndon këngët e mia
dalë fisnik nga Toskëria
të na rrojë miqësia.

Është një këngë për Labërin
për Nënën që më dha gjinë
dhe një këngë për Tepelenen
këngë që po’ tundin dhënë.

Këngën e derdhur në vargje
zëri ëmbël Klodian Rama
nëpër dasma e davete
ditë për ditë të rritet fama.

Krahinat tona përballë
të vjetër sa Vjosë e lashtë
njëri labë e një toskan
kënga na ka lidhur bashkë.