Kënga ose ujvara e përtëritjes


Kënga ose ujvara e perteritjes

Fryma po shterr.

Ne boshesi mendja pluskon.

Ndiej zhegut;

Kangen e ujvares qe breron.

Shtrihem ne shpine.

Ne lendine.

Ne shtrat t’ ujvares qe kendonte.

Tek ndizen perrenjte, lumenjte;

Jete bukuria e kesaj bote.

Dimri ka ardhur. Me debore e takeme.

Kreshtat Jane zbardhur.

Per te ndezur ujvarat plot gjeme.

Dimri ka ardhur.

Zemres se lisit;

Ndiej kangen e nje gjinkalle,

Shpirtin e mardhur;

Nuk e ngrohin mijera zjarre.

Pleqeria ka sosur.

Kembekryq me vitet qe shkuan;

Pa ndier, kujteses ngurosur ne ikjen e jetes pa kuje.

Rritjes i kenduam.

Mbledh vitesh lenden e lendeve;

Tek ndiej te rritet pengu i kengeve.

E shkruaj gjithçka nga jeta marr;

Ta kendojne njerezit;

Per rritjen, plakjen, qe jeta te mos u duket e huaj.

Ti jap vargut gjithçka nga jeta marr.

Ta kendojne.

Te mos ma shkruajne mbi varr.

Eshte vargu.

Jo i hedhur llaf.

Shkruar prej gjaku.

Jo epitaf.