Këngë e zogut shtegtar!Godo Mehmetaj


Erdhi një zog në dritare

krahët hapur nuk u tremb

qëndroj mbi një vazo lulesh

fillon cicëron një këngë.

Ju afrova dal nga dal

zgjata dorën me thërrime

ai gjumin ma ka prishur

këndon te dritarja ime.

Këngë e zogut shtegëtar

më duket se këndon shqip,

une dritaren e mbaj hapur,

të vijë të këndoj për ditë.

Ty o zog të hoqi rruga,

dhe kaq largë edhe më gjete,

ajo këngë është edhe imja

nuk e mbaje dotë për vete.

Kënga jote si një ëndërr,

fluturoj e morì dhenë,

më prit tutje nga pranvera

do vi do ta gjej folenë.