Këngë që më ndez gjinë-Godo Mehmetaj


Këngë moj që më ndez gjinë

zëmra me ty më kënaqet

brënda në strofat me rimë

futem dhe vet në vargje

Shkruaj fjalet që më vijnë

përzjer gezime halle

nëpër sofra ndez rakinë

dhe njerezit i ngrë në valle

Këngë kur të kam në buzë

shokë e miq ti mi bën tok

gjunje me gjunje mbeshtetur

për ty këngë jam i etur

U rrita me ty moj këngë

ndaj të mbaj gjithmonë me vete

vdeksha ne vargjet e tua

aty shpirti të më mbetet