Këngën bashkë të dy filluam ……
Shkon një vajzë rrugës së malit
Shkon dhe më bën isharet
Më tund palën e fustanit
Shikimet m’i hedh shigjetë.
Shkoi dhe ndali te burimi
U ulë dhe ndenji në hije
Po , më dukej lule prilli
Si , sorkadhe në korie.
Me ujë , që aty buronte
Lante gushën , lante syrin
Herë – herë nga mua shikonte
Dhe sikur lozte me gjirin.
M’u duk sikur u tund vendi
Zemra filloi të gufonte
Kur , doli qëndroi te shkëmbi
Mos rrufeja , po shkarkonte!?
Si , ylber në brinja doli
Flokët ia tundte veriu
Aromën e saj e mbolli
Si lulet , kur pushon shiu.
Ç ‘nur të madh mbante mbi vete
Ç’kishte rritur ajo nënë
Si , thëllëzë mbi bar shkelte
Në këngë ia dëgjova zën.
Luajta vendit , kur dëgjova
Këngën e saja në pllaja
Dal nga dal seç iu afrova
Gjoja , që këngën t’ia mbaja.
Sikur pashë të gjithë dynjanë
Te sytë e saja , si deti
Dhe ajo , kur më pa pranë
Kënga në buzë i mbeti.
Si , dy zogjë në ato brinja
Për sevdanë , ne biseduam
Krah për krah nëpër lëndina
Këngën bashkë të dy filluam.