KËNGËT E HESHTJES
Shumfisha të shpirtit,
Po zbrapsen drejt së pamundurës,
Harkuar,
Qëndrojnë mbi hënë,
Kur rënkojnë këngët e heshtjes
Ngadhnjimeve të vetes
Apriori e vonë,
Dalë nga kapriço harrimesh,
Dhe shtriqen pas një acari,
Të pikturojnë
Diej të mëdhenj,
Që të ngrohin gjithë botën.