
Këngët qytetare
Nuk ka shtet pa kulturë,
Pa kostume edhe këngë,
Ritet vijnë nga lashtësia,
Disa fjalë po i rreshtoj,
Se një jetë jam edukuar,
Me artin dhe me të bukurën,
skenave interpretuar.
Qysh fëmijë e kisha zell,
Këngën fort e dashuroja,
Në koncerte për fëmijë,
Sa e lumtur performoja.
Këtë heré kam menduar,
Një projekt po pérfundoj,
Buqetë me këngë qytetare,
Vlorés fëmijët do t’i dhurojnë.
Kété e kisha éndérruar,
Po e bëj realitet,
fémijët me zërat e ëmbël,
Skenës të jené gjithë lezet.
Edhe vallet popullore,
Nga trevat e Shqipérisë,
Këngét çame dhe Shkodrane,
tabanin e trashëgimisë.
Kéngët e trios vlonjate,
Thesari i qytetarisë,
Me kostume popullore,
Plot ngjyra trashëgimi.
T’i gézojnë brez pas brezi,
Kéngët e bukura qytetare,
Ato jané perlat e bukura,
Si deti Jon plot korale.
Kleopatra kur t’i dégjoj,
Zemra do i bëhet mal,
Dhe ata që nuk jetojnë,
Do zgjohen, béhen të gjallë.
Njé mesazh e kam për ju,
Pér të vegjël e të rinj,
Këndoni këngët Vlonjate,
Se janë ar e janë flori.
Janë ikona dhe tradita,
Krenari e një qyteti,
Histori dhe vleré e shtuar,
Si kurora e njé mbreti..