Para disa vitesh në një prag Pashke këngëtarja pilurjote Valentina Gërdhuqi këndoi një këngë të mrekullueshme me Asamblin “ Bejkë e bardhë”. Fatkeqësisht nuk e kemi regjistruar por në rastin më të parë do te regjistrojmë dhe do ju’a publikojmë me kënaqsi
NAFORË E KUNGIMIT
Shkallët si i ngjite
Me këmbë a me thua?!
Pse shpresën ma grise
Me ato që s’thua?
Duke ngjyr vezët
Shkon hije në ikje
Kur hapat të zbresin
Kthehu pa trokitje!
Kthehu moj të rrimë
Si ujët në gotë
Nakatosim sytë
Trazojmë atë botë
Botën kanakare
Flakë nëpër dafinë
Paqja kur sheh zjarre
Digjet me dëshirë
Digjet si kandili
Me vaj dashurie
Kryqëzim shikimi
Është shkrepje shkëndie
Refreni
Naforë e kungimit
Pashka u afrua
Dy vezët e gjirit
Ti përplas unë dua
Me buzët e saj nafora
Më dha verë e u kungova