Këpuca me taka-Eleni Fotaqi-Shqipëroi:Lefter Shomo


KËPUCA ME TAKA( ΤΟ ΓΟΒΆΚΙ)

Me taka t’ arta gje këpucë

Të shtosh boj për të m’ arritur

Pi nga i harresës ujë

Të durosh kur kam për t’ ikur.

Bëj të flakërrojë vështrimi

Me letër të rëndomtë përqark

Të mundem të ta ndjek shkëlqimin

Deri sa të t’ shtrihem pranë.

Mos ngurro kur kam për t’ ardhur

Jep goditje drejt në zemër

Duhen dhele për t’më kapur

Mbamë po t’ jesh finοk i vjetër.

Hidhma pra një fjalë të ëmbël

Në mesrruge të bësh mbyllje

Me një fletëzë prej mëndre

Ta freskosh dhe mendjen time.

Kthe n’ anije dhe vështrimin

Të çajë detet, të mungojë

Deri sa kavot të lidhen

Rrahje zemre të më çojë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 493 e.f.α.