Keq kur bie nga fiku… Petraq Pali


Kisha një shok nga fshati. Hera -herës i binte puna të vinte shpesh në qytet, me shërbim.

Sinqerisht më vinte keq për të dhe përpiqesha ta ndihmoja sa mundja se sa herë vinte, angazhohesha totalisht me orë të tëra ku ta sistemoja. Ai rrinte me ditë të tëra .

E hypja mbas motorit e s’linim hotel pa pyetur për vende të lira që nga qëndra e deri nga buza e detit për ta sistemuar e rehatuar.

Ishte si rregull atëhere që merrje shpërblim, kur qëndra jote e banimit ishte me larg se 20 km nga qyteti dhe në një 24 orë merrje një ditë shërbimi (dietë) sa gjysma e pagës ditore, plus më pas merrje dëftesë nga hoteli dhe lekët e harxhuara të ktheheshin pas nga qëndra e llogarisë ku shërbeje.

Ishte viti i dytë që e bënte atë punë dhe asnjëherë kur paraqitesh tek hoteli vetëm nuk “ngjiste fare me “hotelxhinjtë” .

Jo se ishte koronac, po ata ishin “specialiste” dhe psikologë e njihnin klientin kush paguante (ata që vinin me sherbim si kishin qejf fare) ektra ose rryshfet, ata që ishin kothere u thoshnin s’kemi vënde. Vendosnin një shkresë tek sporteli dhe pas pak e hiqnin sipas rastit. Ama gjithmonë mbanin rezerva. Kjo ndodhte dhe tek agjenti, i agjensisë së biletave ndërurbane …s’ka bileta, mbaruan….mbaruan (qëllimi ishte se duhej rryshfet).

Mos harroni dhe biletat e sportit. Une për shkak të miqesisë qe kisha me bilatasitësit nuk mbetesha kurrë pa bileta edhe pse s’jepja rryshfet.

Për fat të mirë, unë duke qënë një nga njerëzit më të përkushtuar të fshatit në atë qytet, më duhej domosdo miqësia me këta lloj “hotelxhinj” e “biletarë” që të ndihmoja këdo dhe kurdohere. Kur ishte një rast apo dy , nuk kishte problem, po kur beheshin dhe dhjetë raste ne ditë…e unë lija punë e lumë e merresha me ta pa u mërzitur kurrë.

Kisha një kredi shoqërore sinqerisht të paimagjinueshme. Mos me quani “Belul” ështe fakt. Isha dhe tip i futur si njeri dhe i përshtatesha miqësisë.

Isha i pasionuar të ndihmoja këdo fis a jofis, shok apo joshok, mik apo jomik, kedo e kudo; në spitale, nëpër zyra komitetesh, nëpër zyra sigurimesh shoqërore, pensionesh, nëpër gjyqe, kudo ku kishin hall bashkëfshtarët e mi.

Veç Policisë e Sigurimit, kurrë, kurrë dhe në asnjë rast, atje s’kisha si të kisha miqësira e ndërhyrje. I shkruaj këto të vërteta vetëm se ndoshta do t’i lexojnë “bijtë e bijat e mosmirënjohësve”, se ata të tjerët që janë mirënjohës detyrimisht janë të sojm’ e fisnikë plot sqimë dhe prindërit, jua kanë trasmetuar domosdo. Rrallë të ketë bashkëfshatar të mos e kem ndihmuar bile duke sakrifikuar “kredon” time dhe nëpër autoritete, zyra qeverish, ambulanca e spitale. Ajo që është e vërtet duhet të thuhet, madje dhe me zë të lartë.

Gjithesesi s’desha të dal nga tema.

Shoku im që vinte shpesh në qytet me punë e me dieta ishte moshatar me mua, ai ishte furnitor i fshatit.

Djalë i zgjuar dhe i shkathët. Kishte mbaruar gjimnazin shkëlqyshëm, po tip i rëndë, serioz, pak kapadai. Ishte shtalartë me një trup sportiv, detar profesinonist. Kishte reputacion në fshat, edhe nga zyrtarët e fshatit ishte më i avancuari se kishte kontakte të shpeshta me qytetin. Nuk ishte tipi im,”popullor”, i jepte rendësi vetes, po unë isha rritur me të. Ishim me shumë se shok.

Me thënë të drejtën në qytet e njoha me shumë miq të mitë, jo vetëm zyrtarë e nënpunësa,por dhe njerëz të thejshtë. Unë përzihesha me çdo shtresë të shoqerise. Ata e respektonin prej meje dhe ai u afrua dhe ata. Hera-herës, “Furnitori”na binte dhe nga një shishe me raki të cilën e thanim fët e fët me shokët e përnatshëm nëpër “Sazan” a gjetkë. Kudo që të shkonim nëpër lokale do të gjenim plot shokë e miq që ishin kulmi djemurisë së qytetit. Për mua ishin e ngelen Yje ata që jetojnë dhe të paharruar ata që kanë ndërruar jetë.

– Ik e hajde, ik e hajde, fshat qytet, e qytet fshat, po më mërzitej edhe mua furnitori. Jo se më lodhi, por çdo gjë e priste nga unë; të merrja autorizimet, apo të ndërhyja për çimento, dërrasa, hekur, bitum, fuçira, llamarina, bërsi, lopata ,kazma , cfurqe dreq e i bir e lloj-lloj artikuj, deri tek gozhdët e samaret e mushkave, ndërmarrje më ndërmarrjeve …

Një ditë i them:

-E di çfarë kam menduar?! Edhe ai e kishte qejf humorin e batutat,se unë shquhesha për humor shaka e “ngacmime” nëpër dialogje e biseta.

-Pa hë!- më thotë,- ç’farë ke menduar?!-plot kuriozitet e habi.

– Jo bëra shaka s’kam asgjë,- them.

-More që ke diçka dhe që do ma thuash nuk diskutohet.

-Haaa desha të them diçka, po u bëra pishman.

-Oooo, më mërzite, do ma thuash apo jo?

-Jo s’kam gjë, bëra shaka.

Nejse mos ta zgjas, e çmënda nja dy ditë, deri sa këmbëngulja dhe kurioziteti, bëri që ai të mendonte dhe te vriste mendjen për ndonjë muhabet me rëndësi.(Unë tallja b..)

-Po, Goxho- i thashë një ditë.

-E shikon që u merove lart e poshtë, ik e eja, kushedi sa vite do ta kesh këtë punë. Ti beqar i stazhionuar je dhe ngele, pse nuk lidhesh me ndonjë vejushë, të të marrë përsipër strehimin, mirëmbajtjen, larjen e shpërlarje,etj. Ty s ‘të pengon asgjë. Bën punën tënde, hyn e del si në shtëpinë e saj.

-Je në vete,- më thotë i befasuar,- ç’janë këto “befasira”e “marrëzira”?! Mos të mërzita që më ndihmon dhe me jep “udhezime”?

-Këtu e dhjeve ,-i thash,- kaq naiv je sa të mendosh se m’u rënde?- dhe u mërzita. Më erdhi shumë rënde.

-Gjithësesi është puna jote,- i thash.

-E lëmë këtë muhabet, bile të kërkoj ndjesë.

-Jo, jo…..mos e merr kështu,- më tha.

-E lamë,- i thashë.

E tërbova iku erdhi dy -tre here, s’e ngacmova më muhabetin, u spanua, plasi.

-Do ma thuash?- më tha një ditë,- se më plase!

-Çfarë?- i them,- s’të kuptoj ?

-Opo lerë ti që s’më kupton, ja atë muhabetin.

-O sa muhabet kemi bërë ne, përse behet fjalë?

-Oooo, më çave kokën (kofidenciale).Ja ta them unë, atë të vejushës….!

-Uaaaaa shiko shiko, unë e kisha harruar fare,sa i lexeçëm je, të pelqen “nisma” ime tani, oooo je kthyer ne “lekist” i madh. Intersaxhi, do t’i biesh qylit.

-Jepi udhë muhabetit,- më tha serioz.

– Çfarë? Ja po të them, gjej ndonjë të ve, propozoi, “ndreqe”muhabetin dhe jepi drejtim hyrë e del si në shtëpinë tënde.

-Leri ato… Njef ti ndonjëëëëë?

-Uaaaaaa, mos do të ta sjell dhe në shtrat….hajde “fshtar” hajde! Rri ti,stazhionohu dhe ca, pastja vendos.

E tërbova e lash varur.

Një ditë në një mëngjes të bukur pranverore e marr nga një hotel plazhi e hyp në motor e i them:

– Eja se do të gjejmë “nusen”!

-Jo nuse “vejushë” me the….

-A dobiç i mutit e dashke të “gatshme”.

Gjithsesi ne njifnim ne spital një k/infermiere si unë dhe shokët e mi të punës (Se ne e kishim ngjitur spitalin me ndërmarrjen dhe i njihnim te gjithë punonjësit me emer e mbiemer, doktore, farmacistë, infermierë, rrobalarës, kalldaistë, elektricistë, roje, shofera ambulancash, etj, ishim me ta miq te mire, pinim kafe përditë tek klubi i “Asllanit” ose i “Mjaftimes”po ne teritor te spitalit.

K/infermjerja, një grua e bukur, e kolme e pashme, pinte me ne kafe gjithmonë e me shakara të paimagjinushme për një zonjë, plot lezet e krypë na thoshte:

– Gjithë kjo shoqëri, gjithë këta burra ,inxhiniera andej nga ju, e doktora këndej nga ne, nuk më gjetët një (kopan) një njeri për të qënë, të mos flë “vetëm se mbërdhi kam ftohtë”, keq nuk u vjen?

Shakaxheshë e jashtëzakonshme grua e emancipuar e bashkohore e përshtatshme.

-E bukur jam, topçe jam,e larë jam,shtëpi kam, vetëm jam, punë të mirë kam çfarë dreqin keni që nuk më ndihmoni, nuk u kërkoj flori , një “kopan” kërkoj, le të jetë dhe nga fshati.

Një ditë e thirra për kafe (pinim shpesh dhe tek e tek me të, pa paragjykime, si unë dhe shumë e shume të tjerë të njohur të saj, as donte t’ja dinte as nga “partia” as nga singjenia.

Sa u fut në klub erdhi tek tavolinat në këmbë, (treshe) ku isha unë dhe “kopani”. Mua si e tërbuar më merr e më përqafon:

– Hë ore Inxhinier*, ku je t’u bëftë Filloreti t’u bëftë! Nga na humbe?! U bëmë për t’u puthur. (*Inxhinier…Kështu u thërriste dhe shofereve të Ujërave, ishte tip). Indiferente i dha dorën dhe të panjohurit e më pyeti duke më shkelur synë. (më dha të kuptoj që është majë plaçke)

-T’i biem shkurt,ke kohë që na ke çarë kokën më gjeni një njeri, më gjeni një njeri,…ja ta solla. Dua t’u prezantoj dhe ju po e pëlqyhet njëri -tjetrin, plikseni si dini vetë.

Po të doni, po të mos e gjeni gjuhën, gjithëkush në punën e tij. Kaq të thotë “Inxhinieri”

I fiksoi sytë si drita e xixellonjës, herë i hapte e here i mbyllte si tip histerike. Kur i mbyllte kthente turinjtë nga unë, kur i hapte kthente fasadën nga ai.

-Petrooooooo ! (M’u drejtua në emër)

-Hë atë keqen Petrua, ç’do më thuash?!

-Ia ke thënë këtij mikut që unë kam rënë dy herë nga “Fiku”?!

-Të them të drejtën i kam thënë se ke rënë një here. Po dhe ky ka rënë nga dardha kështu që jeni të përshtatshëm…

S’ka rendësi sa here ka rënë, rendësi ka që ka rënë ,- i thashë plot seriozitet.

-U t’u bëftë Fillua, pse dhe ky dy herë ka rënë?! Të besoj ty Petro, për mua rëndësi ka që ka rënë dhe ne ia dimë hallin njëri -tjetrit. (Goxhua s’kishte renë asnjëherë, e gënjeva)

-Mos ta zgjas, e kuptova që u pëlqyen.

Miku im s’fliste fare, sa Fillua e provokoi:

– Hë , mo fol! O miku im thuaju, se këta s’e dine rendësine e rënies….unë e ti e dime.. kur bie .

-Lëre lëre, -tha seriz, Goxhua do t’i themi nga afër, po pranove.

Ja ku është Petrua. Unë nuk dua kurrë të martohemi, ia pashë hairin martesës. Kam dy vajza, ato m’i mban mamaja. Jane të vogla; njëra gjashtë e tjetra nëntë.Motra jane, po kane dy baballare. Dua te jemi “miq” bashke. Unë kam shtëpi,kam pune dhe jam për së mbari, më duhet një njeri që të jetë i hairit, i pastër, i larë e jo qylaxhi.

-Me pak fjalë “amshor” -i thashë me shaka .

-Ik, o dreq po për se do vijë të jap lajmet në radio ?!

Epilog:

Misioni im kaq ishte. Kaloi muaji, kaloi dy asnjëherë nuk më takoi Goxhua. Pyes Filloretën çdo ditë ka ardhur i them s’më ka takuar..? Jam ne merak për të.

-Ai nuk të heq nga goja i “mjeri”!

Ka punë iu befte Fillua! Uraten e perëndise paç o Petro. Gjithë natën bëhet telef i “varferi”e gjithë ditë bredh për furnizim. Le qe me sjell nga ndonjëherë dhe shoferin e koperativës…e më thotë “s’ka ku fle s’gjeti hotel”.

E fusim andej nga divanët e guzhinës gjynah.

Kështu vazhdoi historia e Goxhos….deri sa nga furnitor e bënë Kryetar Kooperative. U martua , bëri dhe fëmijë, po dorë nuk hoqi nga Filloreti,K/infermjerja e jashtezakoneshme (per kohen) deri sa dolën në pension pse jo dhe me pas ,kështu është kur bie nga “gomari e kap lepurin”.(nga fiku desha te them…)

pJp

Kohë Pandemie.

Mars 2021