Keqardhje-Kasam Shaqirvela


Edhe koha sa po resh…

Çuditshëm zgërdhesh

Herë-herë me furtunë…

Herë-herë në qiell të kthjellët

Seç po ndjej një farë malli

Sa zemra e shpirti

Kanë nevojë halli

Për mësues…!

…..

Sot sa vjen e pakësohen “lexues”,..

Sa vjen e shtohen “krijues”..?!

Por vetë koha na i dha…

Se vjen sërish koha dhe i ha

I ha madje dhe vlerat e veta

Si Kroni fëmijët e vet në lashtësi

A kandari më peshën s’e mban

Më keq se kur ishte mesjeta

Dhe njeriu po bëhet kallkan

I druhem se po kthehet…

Në shtëpi të vjetër pa taban.