“Kërcet puthja”


Eqerem Canaj

Dielli le gjurmet e fundit,

te verdhen e zbehte, trishte,

dallget pushuar zulmen,

anieja lekund djepin :

dasmoret ne feste…

i mendueshem, drojtur-

ndenjur anijes ne kic,

valletaret ngridhur,

leshohen ne vallezim:

detit nxijan peshqit,

kercim dallgesh terbim…

kengetarja ngre volumin-

nates detare ne amshim,

ndersa i heshtur ndjek

rinine time te humbur :

fshatit ku piqen qershite-

qershite dhe menat e kuq

diskutim i burrave gdhe

per syzet e mia te diellit…

zogjte klithnin ne korie,

dielli mijera cope thyer:

nates djerse derdh Hena

eh, kjo feste ne anije,

kali hingelline tutje,

anija detin turbullon,

ne bash kercet puthja:

botelirine tash e shoh

_____________________________

*Shtator, 2021,stafi i t.v.”Apollon”organizon festen e 18-vjetorit te krijimit, ndersa isha i ftuari i nderit:nje mbremje detare ne anije.

Vlore, 2021.

About Post Author