Kërko çfarë të duash…Zymer Mehani


Zymer Mehani

Kërko çfarë të duash…
O vëlla,
kërko çfarë të duash:
Fjalë,
Besë,
Dashuri,
Shpresë !
Çfarë të duash,
vëlla kërko:
Respekt,
Nder,
Punë,
Vlerë!
Nëse je i pagjumë,
Në krahë të përkund unë.
I etur nëse je,
Me lot etjen unë ta deh
Dhe vetmi nëse ndjen, Për shok vargun tim e gjen.
Gjithçka,
vëlla më kërko,
Veç kombin kurrë mos e moho,
As atdheun mos e braktis,
Mos i shërbe kurrë pabesisë…