Kërko njerëzit e tu!Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Kudo që të jesh kërko njërzit e tu,

Për ata që për ty u këndon zemra,

Për ata që hoqe drynat nga porta,

Për ata që të duan me gjithë shpirt.

Për ata që nuk mbajnë mask në fytyrë,

Për ata që nuk marin rrolin tëndë,

Për ata që je shumë i rëndësishëm,

Për ata që jetën tënde nuk kontrollojnë.

Për ata ……që nuk ke frikë !……

Për tu treguar të vetveten se kush je ti,

Për ata që pranojnë shpirtrat e pastër,

Për ata që të japin rrespekt e dashuri.

Për ata që të kujtojnë në netët e errëta,

Për ata që në nevoj, bën gjithçka ,

Për ata që janë vazhdimi juaj,

Për ata që të dëgjojnë me shpirt.

Për ata që janë me dashuri qiellore,

Për ata që me ty ndajnë çdo gjë

Vërtet ata janë shumë të pakt,

Ata jetojnë jetën e tyre, me ty.