Kërkoj Babain-Gina Kapaj


Kërkoj Babain

Në ditët e babait

Shume gjëra më mungojnë natë e ditë.

Fjala e babait më mungon më shumë.

Ku është shtylla e vjetër e shtëpisë.

Ku është kolona e familjes së urtë.

Ku është xhepi mbushur me karamele.

Që na ndryçonin sytë e na ëmbëltonte.

Oh nuk e harroj kurrë atë buzëqeshje .

As hapat artë e tij që të gjithë gëzonim.

Sikur të shoh me xhaketën në një dorë.

Një kapele nënë sy ishte si një diell

Porositë e tua ishin si rrjedhë kroi.

Sikur na jepje në sy një tjetër qiell.

Doja sërisht ti puthja duart e tua

Të lodhura nga puna të lodhura nga vitet.

Fjala jote ishte një rrugë e pambaruar.

Që na mbeti si shufra e madhe e florinjëve.

Kërkoj burra të tjerë që ty të të ngjajnë.

Por as një nuk gjejë as një për besë.

Të kujtoj me tespiet e me rrudhat në ballë.

Me atë dashuri që na jepje përherë.

Kujtoj ditënetët e gjata të mikpritjes.

Ku është fytyra jote që vetëm gëzonte?

Një këngë labe merrte sa e sa shtigje

E akoma më Vjenë pranë ajo isoja jote.

Eja ta kthejmë së bashku shishen e rakisë

Të pimë për vitet e të na heqësh mallin.

Se kam ca sekrete ti themë si shokun më të mirë.

Të nisemi bashkë e të kalojmë malin.

Se kam ftohtë baba,në këto ditë kurbeti.

Ku fjala jote do ma bënte natën ditë.

Ah pasjeta jote ditët na i treti

Po kurrë nuk na e humbi krenarinë.

Gina Kapaj