Kërkoj dy krahë-Elisabeta Gockaj


Pertej ekranit shoh gjyshen time,

Tek me tregon’ prralla c’do dark,

I them kam malle per ledhatimet,

Te t’perqafoj te te kem prane.

Dy pika loti si llave e nxehte,

Nga syt asaj i rane mbi faqe,

Kujdes’shem mos ta shihja une,

Nderoj nga libri nje tjeter faqe.

Ti me lexon prralla moj gjyshja ime,

Po kurre s’me the, pralle te vertet,

Ate qe fshihet pertej nje dhimbje,

Kur malli shpirtin nis e ta ther.

Tek degjoj zerin….kerkoj dy krahe,

Te fluturoj’ larte si nje zog,

Te ulem ne trojet ku me lindi im ate,

E te perqafoj gjyshen time fort.