Kërriçat dhe gomari-Bilbil Murataj


KËRRIÇAT DHE GOMARI

Një ditë në një lëmë

Mbledhur ca kërriça,

Ca me nënë e babë,

Ca të tjerë dobiça.

@

Loznin edhe qeshnin

Me gaz e hare,

Thoshnin ditë të bukura

Do vijnë për ne.

@

Nga më i vjetri,

Gjer tek më i riu,

Venë përhapin lajmin

Ka vdek samarxhiu.

@

Një gomar plak

Kalon aty pranë,

I ndalon pak këmbët,

Pyet se çfarë kanë.

@

Ka vdek samarxhiu,

Thanë me një gojë,

Ne na ndihu fati,

S’kanë si na ngarkojnë.

@

Jeni racë e trashë,

Vjen që nga e thëna,

Si nga gjaku babait,

Ashtu dhe nga nëna.

@

Sot jeni kërriça,

Do bëheni gomarë,

S’do ju lëjë njeri

Pa hedhur samarë.

@

Sepse për ngarkesë

Jeni soj i parë,

Samari mbi kurriz

S’mbetet kurrë pa barrë.

@

Samarxhiu që vdiq,

Qe usta i vjetër,

Samarët do t’ua gdhëndë

Një samarxhi tjetër.

@

Pa ngarkuar kurrë

S’do u lërë njeri,

Sepse atë punë

E keni me tapi.

@ Copyright 2023

Të gjitha të drejtat – autori

About Post Author