Kështjella e shpirtit…Begu Davë


Begu Davë

…mbushur n’oaze paqeje,

larg urrejtjes.

Kafshon dhimbjet

dhe shpirti i buzëqesh tërë botës,

kur , bota e nënqesh.

Ç’do dhomë e kështjellës është e zënë,

asnjë vend bosh.

Bosh mbeten vetëm vendet e rezervuara,

për shpirtrat e bukur.

I mban hapur dyert e zemrës,

para ç’do nënqeshjeje.

Se prish gjakun,

veç buzëqesh, dhe qëndron larg urrejtjeve.

Kështjella e shpirtit me oaze paqeje nuk rrëzohen kurrë.

Themeli është i fortë , gurë , gurë ndërtohet dhe mur.!