Kështjella u ideua nga një grua:Katerina Sforza-Luljeta Dano


Luljeta Dano

Në zemër të Milanos, një nga kështjellat më të bukura në botë u ideua nga një grua: Katerina Sforza. Asnjë gruaje tokësore nuk i janë kushtuar aq kryevepra kryemjeshtrash. Si i mjaftuan 46 vite jete kësaj gruaje të bënte aq shumë të mira e të liga, të pozonte para aq shumë mjeshtërve të Rilindjes Europiane që bënë portretin e saj si Katerinë, si Shën Maria, Shën Katerina e Aleksandrisë, Afërdita, Shën Anjeza, etj.etj., të bënte aq shumë fëmijë… Ajo është Xhokonda?
Se shkëmbinjtë pas supeve të Xhokondës janë shkëmbinjtë e Forlit të Katerina Sforzës.