Kështu e ka Vjeshta!Zoica Gjolla Popi


Zoica Gjolla Popi

Poezi

Bie shi,
dendësia e reve ngjeshet pas vargkodrave,
në qiellin e paanë,
thellësisht gri.

Pemët e etura me rradhë
pijnë me fund,
ngrejnë dolli
me ujin e bekuar,
në melodi fëshmërime
këndojnë:

Mirësevjen Vjeshtë e larë në ar!

Gjethezverdhurat
ngjyrën e kuqërremtë
akoma pa e marrë.

Mos jam zverdhur?
si para një pasqyre të thyer
rrathët mavi mbase
janë formuar mbrëmë,
parmbrëmë,
kur pagjumësia trembi ëndërrën,
erresira dritën.

Mendimi i paftuar,
i lodhur,
përtac me lëvizjet,
ulet këmbëkryq
i munduar.

Largohu, ik!

Dritëmëndja ka rreze,
kryq e tërthor gjer në eshtra
si shkëlqimi i diellit
pas shiut të ditës që do lindë.

Kështu e ka Vjeshta.