Kështu është jeta ?!…Tomi Buzi

Kështu është jeta ?!…

Si mundë të ndodhë kështu vallë,

të thuash : Kështu është jeta !..

Pastaj ikni o bijë,e pas

lini shum ‘mall’ ..,

duke mbuluar mjerimin me

gënjeshtra !.

Kush gjurmë ju futi në baltën e

mallkuar,

kush ëndërr e keqe e zbrazi

shpirtin tuaj,

ata që ju lindën i latë aty, si një muranë

e heshtur …

aty ku presin trokitjen e orës,

për të vdekur !..

Ata janë aty,

ku ju ushqyen me lot pikëllimi,

E me trupin e tyre ju ngrohën në

netë dimri,

Aty, ku filloj dhe mbaron jeta e tyre

plot tmerre..

Duke pritur djemtë t’ju dëgjojnë zërin,

pas dere !..

Ju shkoni kapërdisur mbi makina luksoze,

Oazeve plot luks si sheikër, me dashnore ,

Ata që ju lindën, e ju mëkuan me qumësht e gjak..

i harruat atje, në mes mjerimit mbytur,

në prag !

Përqafuar me zonjusha të një universi ‘tjetër’..

Duke u llastuar e përkëdhelur deri në çmënduri,

Por harruat që ‘fama’ juaj, dhe perversiteti…

Do të përkunden për ‘avdes’, tek ai pragë,

përsëri !

Jeta do të vazhdojë ritualin e sajë të përjetshëm,

ju do mbeteni simbole të një bote të përdalë ,

ata mjerimin do ta marin me vete, si të pavdekshëm,

duke shkuar në botën tjetër të heshtur,

pa fjalë !

Mallkim për ju s’do të ketë në shpirtë të tyre..

dashuri dhe dhimbje do lënë pas pragut të mjerë,

kur të ktheheni një ditë nga jeta juaj prej lëtyre,

do derdhni lotë si kopila të mallkuar, pa nderë !

Tomi Buzi.

Shqipëri.