Kështu të dua ty!Eva Gjoni


Eva Gjoni

Ana ishte ulur dhe kish marr një libër për të lexuar, por nuk e kishte mendjen aty.

Ju kujtua diçka që kishte lexuar për pasionin.

Çfare është pasioni, përse trajtohet si një uri që mbasi ushqehesh përfundon!

Pasioni për të dashuruar një njeri, një qenie me botë ndjenjashe e nje trupi të gjallë, të lëvizshëm shuhet, ndërsa pasioni për një vegël muzikore një violinë, pjano, vazhdon gjithë jetën.

Ai është objekt i ngurt që ti i jep tingull, i jep shpirt, i jep gjithë pasionin tënd shpirtëror, një lidhje e fortë e ndërthurur aq shumë gati e rrezikshme në varësinë e saj. Ti nuk shkëputesh dot, është obsesion, do ta mbash me vete, të qetëson, të frymëzon, trazon shpirtin tënd. Ti shkon diku tjetër, jashtë  gjithësisë njerëzore.

Pasioni për njeriun qenka një pjatë e shijshme që kënaq dëshirat e nevojat trupore dhe kaq.

Jo jo jo, mua nuk më ndodh kështu!

Ndoshta unë duhet të kem problem me ato vatrat e trurit që merren me urinë.

Kishte parë një emision për obezitetin.  Njerëz të tillë kishin probleme me urinë e vazhdueshme që varej nga këto vatra.

Truri im i bie ka probleme me pasionin !

Une e dua dhe e puth njësoj atë me deshirë si dikur në puthjet e para. Prania e tij më ngroh, më jep një qetësi që e ndjej, më përshkon. Molekulat që dalin nga qenia e tij hyjnë brenda qenies time, më trazojnë, më përkëdhelin.  

Hapi librin dhe u çudit se në të gjeti letrën që aq shumë e kish kërkuar me vite. Ishte letra që i kishte shkruar ai.

E mori, duart  ju dridhën. U kujtua sa emocion i kishte shkaktuar ajo letër. E hapi dhe filloi të lexoj:

-Të kam thënë sa të dua ndonjeherë! Ta kam thënë me fjalë!  Se di, jo nuk besoj. Unë flas pak, po ta them tani.

Të dua !

E di çfarë është prekja  jote për mua! Çfarë ndodh tek unë kur duart  e tua më lodrojnë mbi  trup, kur buzët e tua prekin. Kthehem i gjithi në shpirt, jam ndjenjë  dhe shikoj si përpëlitet trupi im. Nuk jam masë e prekshme, nuk jam i bukur a i shëmtuar, nuk jam i lodhur, i stresuar, nuk di çfarë është mendimi, jam rrymë, jam dritë, ngrohtësi, frymë. Jam fllad, nuk jam i dukshëm por i trazueshëm, depërtues i ëmbël, therës, i qetë, i paqtë. Nuk ka tik tak.

Kur pranë nuk të kam, të thërras. E ndiej që ti hyn tek unë, rrotullohesh, shtriqesh dhe vesh trupin tim. Unë jam ti, lëviz me ty. Nuk ka rëndësi ku je, çfarë bën, çfarë mendon, unë të kam me vete çdo kohë. Ti je qenësia ime, kështu do jetë gjithmonë.

S’e mendoj, e ndjej këtë.

Kam dëshirë të vështroj pa fund. Ti nuk e di si të shikoj vjedhurazi kur bëhesh gati në mëngjes, si vishesh, lyesh. Të vështroj kur lexon një libër, mundohem të kap çfarë përjeton. Kur më del gjumi natën  të shikoj kur fle, afrohem dhe marr erën tënde. Të vështroj kur lyen flokët, kur lyen thonjtë, si hekuros këmishat e mia. Të vështroj dhe gjithmonë jam kurioz si leviz, si flet, si reagon. Gjithmonë jam i etur për të të njohur ty. Puthje!

Ana e mori letrën dhe e mbështeti në gjoks, por ktheu kokën,ndjeu praninë e tij.

Shiko çfarë gjeta, letrën tënde. Ti e di sa e kam kërkuar, se kuptova si ishte këtu në këtë libër!

Letën e kisha unë për vite të tëra, e mbajta për ta dhënë  sot. Nuk kishte nevojë të shkruaja tjetër, asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo herë do të shkruaja të njejtat fjalë.

Ajo u ngrit dhe shkoji pranë tij, mbylli sytë dhe i tha me prek.

Ndjeu duart e tij që dridheshin lehtë mbi fytyrën e saj. Ikën të dy në një botë që ishte vetëm e tyre, në një hapsirë kur shpirtrat ishin të lirë. Çdo gjë është larg , ata jane si një yll, kanë hapsirë.

Të dua !

E di çfarë është prekja  jote për mua! Çfarë ndodh tek unë kur duart  e tua më lodrojnë mbi  trup, kur buzët e tua prekin. Kthehem i gjithi në shpirt, jam ndjenjë  dhe shikoj si përpëlitet trupi im. Nuk jam masë e prekshme, nuk jam i bukur a i shëmtuar, nuk jam i lodhur, i stresuar, nuk di çfarë është mendimi, jam rrymë, jam dritë, ngrohtësi, frymë. Jam fllad, nuk jam i dukshëm por i trazueshëm, depërtues i ëmbël, therës, i qetë, i paqtë. Nuk ka tik tak.