Kështu ti mbyllim ditët e motit…!?Zihni Ndregjoni


Tek më shihni kështu t’zymtosur.

Mos kujtoni se jam zhytur.

N’det mendimesh ,për tu mbytur.

Nga nji herë inatosem.

Pjesë jete, na i “përdhosen”.!

Tek më shihni kështu menduar.

N’këto çaste kam kujtuar.

Do kohë para ,q’kam jetuar.

Njeri tjetrit hak s’i hanim.

N’dit t’vështirë ,halle qanim.!

Vërtet jam tash i zymtosur.

Edhe po i inatosur.

Dhe me veten e të tjerë.

Kemi dalë nga udha e zotit.

Kështu, t’i mbyllim ditët e motit…!?