Këtu është, duke menduar për dhimbjen-Ilmi Cani


Këtu është, duke menduar për dhimbjen që të bën njeri. Ashtu ndien dhe kali.

Nuk bërtet po loton. E ndrys dhimbjen brënda lotit.

Loti, është kripa që pëlcet, zjarrit të shpirtit; shpërbërë në mijëra cifla;

Mijëra kristale në një që përthyejnë dritën e shpirtit.

Krijojnë ylbere si dielli mbi vesë

Vesa do vdesë.

Dielli, është diell e diell do mbesë.

Vesa do vdesë.

Lë dritën në ngjyra si kujtesë.

Këtu jam duke menduar për dritën e mendimit që s’ do vdesë.

Jetën që nis e mbyll si një pilivesë.

Si drita të rilindë sërish pilivesa do vdesë.

Tani jam i trusur, në mendimin tim, brenda vetes.

Për dhimbjen njerëzore.

Për lotin, s’ ka tretës .

Ky xhevahir i shpirtit pa mend.

Jam loti. Jam drita.

Pak më lëshojnë vend.

Jam këmbët e ylberit.

Jam drita e jo send.

Ju përqafoj nga larg e shpirti ma din.

E para dëshirë që shpreh si aladin.

Ta ndiej pushtetin e përqafimit; trupash ngërthyer

Ta ndiej mes nesh; zjarrin shkëmbyer.

Tani jam për udhë. E di ç’ kërkon udha. Leqesh të mundimshme i plakur.

Shpirti, s’ ka rrudha