Këtu gjen gjithë bukurinë…Adem Nuhaj


Do shkruaj vargje , do shkruaj këngë

Ashu siç burojnë nga shpirti

Për të bukurin vëndin tënë

Për baltën , që ne na rriti.

Do shkruaj për malet e lartë

Fushat lule trendeline

Për ata lisat e gjatë

Për grykat plot me burime.

Për sorkadhet nëpër rrëza

Lëndinat mbuluar tërfili

Ku , ja thot këngës thêllëza

Ku , ja thot këngës bilbili.

Për trimat e këtij vëndi

Që luftuanë për mëmëdhen

Luftuanë , si shqiponja shkëmbi

Ranë edhe Dëshmor mbenë.

Për rilindasit e parë

Që , luftuanë për këto shkronja

Për flamurin kombëtar

Që , të ish e lirë shqiponja.

Do të shkruaj siç ma that zëmra

Për vëndin tim , të vuajtur

Dhe për luaneshat nëna

Ligjet në sepete ruajtur.

Kënga ime të mar botën

Kush të doj le ta dëgjoj

Shqipëria s’e ul kokën

Zonjë e rëndë gjithmon do rroj.

Ndaj mua dora më bënë

Të shkruaj për vëndet e mia

Për këtë Shqipërinë mëmë

E bekuar nga perëndia.

Këtu gjen gjithë bukurinë

Besën në themele guri

Gjen këngën dhe trimërinë

Me shqiponjë vallzon flamuri.