Këtu,
Burrat përtypin të shkuarën e tyre t’u duket vetja të mirë,
gratë flenë me macet,
Ndërsa macet monotonojnë në flirte bardhësish.
Nuk kam këmbë të vesh patkoin e përdorur të kalit,
Një dorë bar do e bëja kabull!
Këtu askush nuk të pyet,
Nuk të përgjigjet,
Përveç një duzinë lypësish
Me shpirtrat e tyre plastikë
Në duar.
Këtu karnavalet kur të shkojnë,
Do të marrin me vehte copat pa ngjyrë të peisazhit,
E ju do të ngeleni lakuriq!
Këtu, këtu
Ku tokës nuk i thonë më siç i kanë thënë,
E as diellit,
Do të mbijnë luanët nga e para!
E ju bashkë me tallavanë, turpin q’doni të na i ktheni në mit,
Do të fshiheni si minj!
