Këtu mes Krujës e Prezës-Ilmi Cani


Këtu mes Krujës e Prezës.

Mes dy kalave.

Përballë, kam Krujën.

Dy kështjella karshi rrijnë.

Ashtu, rrëfejnë.

Rtëfejnë për lavdinë.

Shekujsh pa shumë bujë,

flasin për lirinë.

Për gjakun që u derdh ujë.

Për zjarret që ende ndrijnë.

Ata zjarre, flakadanë kushtrimi.

Ndrijnë sërishmi, si simbol bashkimi.

Përkarshi, kam Krujën bukurinë arbnore.

Kryeqytetin e Gjergjit, i bekuar prore.

Mes Prezës e Krujës; ndihem plot.

Ndihem dibran, ndihem Kastriot.