KËTU NJË KAFE MË SHIJON
Këtu ,pran teje qyteti im ,
të ulem vetëm në ballkon ,
ku syri ngopet me bukuri
Të shikoj njerezit që dalin xhiro
dhe fëmijet që lozin me valët,
cifte të rinjsh që mbushin stolat ,
këtu më bëhet zëmra mal.
Në mbrëmje, fryn një erë e hollë
të përkëdhel flokët mbi ballë,
dhe mbi shkëmbinj ndokush peshkon,
dallgët shkumëzojnë dhe vijne né ane ….
Nga Godo Mehmetaj.