Ymrije Beqiri

KËTU U RRITA
Këtu u rrita e këtu den baba den
jetuan të parët e mi
këtu u rrita me plot shëndet
Shtatin kam lëshuar si lisi bung
Nuk pat armik që t’na lëkund
Ku uji i kroit të ftohtë
të ngrin gushë e duar
Tek ara e babagjyshit
mblidhnim qershi e ftua.
Ku pema vojsë qindravjeçare
i shërbeu çdo udhëtari…
Sa herë pyeta gjyshin:
-Kjo vojsë sa vjeçe është?!
Përgjigje më dha:
– Kështu e gjeta e kështu po e lë
Sa kujtime të ëmbla e të hidhura kam
Aty mora në thua, shumë herë jam rrëzuar…
Po prapë ma e fortë jam ngritur
Oh, këtë vend, sa shumë e dua!