Kiço Kutali:Inxh.Jorgo Thomollari,”Floriri jeshil”!


Kiço Kutali
Sot, vellai i jone, do te ishte 86 vjet!
Lindi ne vitin 1935 ne fshatim Kutal te rrethit te Permetit. Mbaroi shkollen e mesme ne Tirane me rezultate te larta, duke u bere shembull ne gazetat e kohes. Ne vitin 1959 mbaroi studimet ne Rumani. Doli inxhinier Pyjesh ne degen Sivikulture. Ishte nga te paret inxhiniere qe sollen dhe futen te rene shkencore ne Abitatin pyjor. Midis kesaj plejade ishte risi dhe vlere e shtuar. Pati fillim te mbare e teper cilesor, por me goditjen e babait ne vitin 1962, rruga e tij u be plot pengesa dhe ferra! Ish me nivel te larte kulturor, me veti e virtute cilesore. Kuader i pergatitur, organizues, drejtues dhe zbatues i apasionuar. Njohes shume i mire i pyjeve dhe ne metode zbatonte parimin: Planizo – puno – drejto – kontrollo e realizo duke modeluar. Gjeneronte kulture, besim, prespektive qe konvertohej ne arritje cilesore. Ndjente kenaqesi kur hapej nje shkolle, kinema, bibloteke, fabrike, kanal vadites, uzine, kombinat, hidrocentral etj. Por edhe shqetesohej, merzitej kur humbte jeten nje njeri, nje peme u pre, mje kafshe u vra, nje fabrike u mbyll, nje pyll u dogj etj. Me etike, e estetike per tu marre shembull dhe me nje ecie qe zbukuronte e neneshtronte ambjentin. Ishte model dhe ne ndergjegjen qytetare ka ngelur model i kuadrit bashkekohor.
E filloi punen ne Shkoder dhe mbulonte zonen Puke – Mirdite. Shifte pyjet e virgjer shekullore, por lene ne meshire te natyres, qe prisnin te viheshin ne mbareshtrim dhe drejtim shkencor. Me inisjativen e tij u ngrit shkolla e policise dhe e teknikeve pyjore dhe Ai u caktua drejtor. Ne ate kohe nuk kish leterature, por shkolla filloi aktivitetin me leksionet e pergatitura nga sigla inxh. Jorgo Thomollari. Drejtoi dhjete vjet, por mbushi pyjet e republikes me police e teknike. Fondi pyjor u vu ne drejtim e kontrroll shkencor dhe zbatim ligjor. Ne jeten shoqerore dhe ne shkolle ish njeshi.
E trasferuan drejtor pyjesh ne Permet, ku nuk kish ndermarje, por e organizoi. Vuri ne zbatim ligjinet ne mbrojtje, mbareshtrim, shfrytezimi e manaxhimin mbi baza shkencore. Vendosi ne eficence kullotat, morri nen mbrojtje kafshet e egera dhe ndertoi lerat ne malet Nemercke, Dhembel, Trebeshine, Melanit dhe Micanit. Pastroi pyjet nga shkrret, ferrat dhe likenet. Per nje periudhe te shkurter gjelberoi lugine. Veshi me peme vendet xhveshura. Ndertoi kurorat me peme, parqe dhe lulishte ne qytetet e Permetit dhe Kelcyres. Ma anen e mbi 100 pritave malore disiplinoi Perroin e Bardhe dhe keshtu shpetoi njehere e pergjithmome qytetin nga permbytja. Pune te mirefillte shkencore kreu ne Bredhin e Hotoves dhe duke e sheruar nga semundjet i dha jete dhe zhvillim. Ne vitin 1976 e propozoi dhe u.miratua Park Kombetar. Por kete risi, kete vlere kombetare e godi, sa turp, nomeklatura, se pinte me te deklasuar. Ky ishte akti i pretences, ne fakt ishte ndryshe. Goditeshin kuadrot e mencur, te afte, te zote e rezultative. Drejtori qe zbukuroi shkencerisht pyjet, inxhinierin e pergatitur, risine, vleren e shtuar dhe pasurine inteleltuale kombetare e shkarkuan, e ngarkuan kot se koti me strese, e shkaterruan. Ndermarja morri tatepjeten dhe u detyruan te krijonin nje zyre teknike dhe po te detyruar, e vendosen pergjegjes, se vetem Ai e bente ate detyre. Ne vitin 1995 doli ne pension.
Por ajo qe e vecon, e larteson, e ben krenar, te pavdekshe dhe te perjetshem ne ndergjegjen e cdo permetari, eshte dhe mbahet mend, per aktin madhor dhe heroik qe morri ( jo ne detyre, por dy vjet ne pension), akt te cilin nuk kam degjuar ta beje deri tani nje kuader ne detyre dhe jo e jo nje pensionist. Ne vitin e zi te ’97, krahas shkaterrimit te shtetit, zjarret ne pyje morren masa te papara dhe te padegjuara ndonjehere! I gjithe vendi ishte ne flake! Shifte TV, degjonte radjot, lexonte shtypin dhe i dukej sikur po i digjnin mushkurite, sikur trupin ja kishin vene ne hell dhe po ja piqnin! Edhe ne gjume nuk gjente rehat. Ne ender i dilte Parku sikur kish leshuar piskamen, ulerimen dhe i kerkonte te shkonte ta shpetonte! Nuk e mbante vendi dhe u nis! Shoket i thonin: “Ku vete, more ku vete?! Nuk i shikon bishat me dy gishta lart, se si bredhin me uren e zjarit dhe pushket ne dore?!! Do te te vrasin ose do tete djegin bashke me Bredhin”! – dhe ju a kthente: “Nje here kam lindur dhe e kam per nder qe te vdes duke mbrojtur Bredhin! E c’me thoni mor te uruar, sot nga sopata dhe nga zjarri Bredhi duhet shpetuar! Ai ka leshuar kushtrimin, po kelthet, ulerret dhe zerin po ja degjoj! Per pyjet jam pergatitur, do te shkoj dhe do te shpetoj”! Organizoi fshataret e zones qe e donin, e respektonin, e degjonin dhe se bshku mbrojten Parkun. Duhet ta kuptoje edhe i pakuptuari se perlen e gjelbert, pasurine e cmuar kombetare, “mushkerite” jugore te vatamit dhe petcaktuar nga te huajt ” mushkurite e Ballkanit”, e kemi.te gjalle dhe jeton nga inxh. Jorgo Thomollari. Tentativa pati por mbizoteroi arsyeja e bindja. Ne rast se turmat e nerkryera, vandalet me tru te shpelare do ti vinin zjarrin, duke njofur karakterin e Tij, atdhedashurine, shpirtin e profesionit, dashurine per pyjet, sidomos per Bredhin, tek i cili shkriu jeten dhe aftesite, kam qene dhe jam i bindur se do luftonte, do bente te pamunduren per ta shpetuar, ne te kunderten do te gjenim te djegur bashke me Bredhin! Ky ishte djali i Kutalit, dhe permetari i mrekullueshem Jorgo Thomollari. Asnje nga kuadrot e ndermarjes nuk doli, por te gjithe u fshene, heshten vetem inxhn. Jorgo la reatine, mbaso edhe ndonje perfitim e shkoi.
Me qe rendi i ashtuquajtur shoqeror e masakroi, mbeshteti reformat dhe shpresonte se do dilte e verteta! Kishte te drejte te mendonte se do reabilitohej. Kish ndihmuar te deklasuarit. Sa keq, kjo nuk ndodhi! E vrane per here te dyte! E vrane ne ndergjegje dhe perseri e ngarkuan me strese, te cilat e semuren dhe me 14 / 08 / 2002 pushoi se rahuri zemrs e inxh. te talentuar Jorgo Kole Thomollari, i cili sfidoi te dy koherat.
Ishte lulja me e bukur, qe pemen zbukuron,
Gjelberimi, pjalmi, poleni qe jeten endezon,
Farra, pema dekorative, pylli i virgjer, fidani,
Shkenca bashkekohore, themeli, baza, tabani.
E gjen te rruzulli i rreshies ndrin dhe shkelqen,
Ne rrenje, sythe, boce, te embrioni e gjen,
Te ajeri qe thith, te oksigjeni qe pema leshon,
Tek i gjithe fondi pyjor, i gjalle kerkon, vepron,
Maleve, kodrave te lugines shtrire bukuria,
Te arom e luleve, gonxheve ndodhet mrekullia
Tek lulet plot arome dhe ngjyra ngjyra,
Atje ku me e bukur eshte natyra!
Nje yll ne Parkun Kombetar po ndricon,
Konstelacion i blerte, floren, faunen kontrrollon
Agimi, qe i thote diellit: ndrico pyjet dil,
Jorgo Thomollari ish e mbeti Floriri Jeshil.
Kush vete ne Permet me inxhinietin takohet, qafohet dhe bizedon kur hyn ne Gryken e Kelcyres. Pylli me pisha na pershendet: “Mir se ardhe”! Pershendetja vazhdon deri sa vjen ne permet! Ne rast se doni ta takoni, uluni nen hijen e nje pishe ose peme? Aty ndodhet dhe inxhinieri! Te buzeqesh me natyren e bukur, te ledhaton me puizen freskuese dhe bizedomn me feshferitjen e pyllit! Kishte miq dhe shoke shume dhe me autoritet apsolut! Me daten 15 gusht, ne festen e madhe fetare u percoll per ne banesen e perjeteshme dhe nena Shenmeri e mori ne gji, se ishte edhe njeri i shenjte! Doli dhe e percolli i gjithe populli i qytetit! Varri i tij ndodhet ne fshatin Kutal, me bashkefshataret dhe prane pishave!

Ne vitin 2006 ne vend qe ta nderonte Bashkia Permet, e nderoi Komuna Piskove! Me vendim te keshillit te komunes inxhinier Jorgo Kole Thomollari u nderua me titullin e larte: “Qytetar nderi i Komines”!

Homazh per inxh. Jorgo Kole Thomollarin:

Prehu i lire, i qete
dashamires i kiltures realiste shkencore.
I punes, i sakrifices,
se ishe dhe mbete risi e rralle njerezore.
Me atdhedashurine
tmerrove te pabindurit, hileqaret, ligesine
Jeten e shkrive per
floren – faunen. Kutalin, Permetin, Shqiperine

E paharuar jeta, vepra dhe kujtimi.i tij!

About Post Author