Kimete Osmani Beqiri-Urime 28 Nëntori


Urime 28 Nëntori

Uratat mos paçin të ndalur

Për gjithëçka Zotit, i qofshim falur

Fatmirësisht, realitet i krijuar

Mrekullisht, dëshirë e plotësuar.

Urime 28 Nëntori

Lavdi, respekt, krenari

Çdo gjë e pregaditur me shumë dashuri, vullnet

Mbarësi për jetë e mot si individ, si Komb, si Shtet.

Festat, po që marrin kuptimin

Historia, përherë mban shkëlqimin

Nëntori i Lavdisë, ke primatin

Të hidhur ma dekada, e patëm fatin.

Festa e Flamurit, më të bukur në Botë

Gëzime paçim, për jetë e mot

Datëlindja e Komandant Adem Jashari

Në përjetësi nderohet, çmohet vepra dhe varri.

Brez pas brezi, histori shekullore

Paçim bekimin e Zotit, prore

Qofshim shembull i mirë përherë uroj, dëshiroj

Krenare me Kombin tim, me përzemërsi pohoj.

Dalja në skenë e UÇK-së, pikërisht në këtë datë

Në zemrat tona u gdhendën, çdo shkrojnë është e artë

Kuq e Zi mrekullohet, çdo gjë e mundur

Brez pas brezi qofshim krenarë dhe shumë të lumtur.

Çdo përvjetorë ka rëndësinë, veçantinë

Nderime, dokumentarë, manifestime, koncerte, përjetojmë mrekullinë

Të shpërndarë nëpër Botë, sot jemi

Atdhedashurinë, kulturën, me të lindur e kemi.

About Post Author