Kimete Osmani Beqiri
Kosovë e shtrenjëta ime

Shkëlqen për zemrën time
Kosovë e shtrenjëta ime
Sot 14-të vjet shtetësi
Uroj përherë mbarësi.
Urimet sot marrin primatin
Vështirësi pas vështirësie, e patëm fatin
Për shumë dekada, liria ishte e ëndërruar
Lavdi në përjetësi, më meritorët përherë duhet falenderuar.
Ndjenjat kur kujtohën
Rrënqethjet s’kanë të ndalur, veçohën
Nga zemra përherë, ta dua më të mirën
Të veçantë për ty, e kam dëshirën.
Të shpërndarë kudo nëpër Botë jemi
Atdhedashurinë, krenarinë n’zemër e kemi
Gëzuar 14-të vjetori sot
Qofshim shembull i mirë, për jetë e mot.
Jam Shqiptare Kosovare, pohoj me përzemërsi
Vendi më i bukur në Botë, për mua je ti
Shekullore e jona histori, Dardani e bekuar
Me pa durim pres, për të të vizituar.
(IP)